Werner flet për transferimin tek Liverpool
BKT
Sport

Werner flet për transferimin tek Liverpool

Ylli i RB Leipzig, Timo Werner, ka folur rreth mundësisë së transferimit tek klubi i famshëm anglez, Liverpool.

Sulmusi gjerman është në shënjestër të ‘The Reds’. Werner, i cili po bën sezon të madh me Leipzing thotë se është i lumtur që një klub si Liverpooli është i interesuar për të.

“E di që Liverpool për momentin është skuadra më e mirë në botë. Kur je i lidhur me atë skuadër me bën shumë krenar”, tha ai.

“Por e di se Liverpool ka lojtarë shumë të mirë dhe e di që duhet të përmirësohem për të luajtur aty”, deklaroi Werner.

Ndryshe, skuadra anglez do të provojë që gjatë verës që vjen gjermanin ta sjellë në “Anfield”.