Barcelona zyrtarisht blen Braithwaite
BKT
Sport

Barcelona zyrtarisht blen Braithwaite

Tashmë është zyrtare. Klubi spanjoll, Barcelona ka blerë sulmuesin e Leganes, Martin Braithwaite.

Lëndimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez kanë bërë që Barcelona të fitojë të drejtën për të transferuar një lojtar nga La Liga.

Braithwaite do ta ndihmoj skuadrën ‘blaugrana’ vetëm në ndeshjet e La Ligës, sepse nuk ka të drejtë të luajë edhe në Champions League.

Klubi katalonas ka konfirmuar transferimin e Braithwaite, i cili ka firmosur kontratë katërvjeçare e gjysmë. Barcelona ka paguar 18 milionë euro për transferimin e Braithwaite.