Messi tregon skuadrat favorite për të fituar Championsin
BKT
Sport

Messi tregon skuadrat favorite për të fituar Championsin

Në një intervistë për "Mundo Deportivo" Lionel Messi i ka thënë të gjitha.

Ndër të tjera Messi ka zgjedhur dhe katër ekipet më të forta që ai mendon se do ta rivalizojnë Barcelonën për fitimin e Champions Legue.

Katalanasit luajnë ndeshjen e parë të fazës së 1/8 kundër Napolit javën e ardhshme, pasi ata kërkojnë të fitojnë garën për herë të parë që nga viti 2015.

Barca pësoi humbje dramatike në fazat e nokauti në dy sezonet e kaluara, duke u eliminuar nga Liverpooli në gjysmëfinale majin e kaluar dhe nga Roma në çerekfinale në vitin 2018.

"Të gjithë ekipet janë të ndërlikuar dhe të vështirë," tha Messi në një intervistë të gjerë me Mundo Deportivo .

"PSG shkoi për të luajtur me Dortmundin dhe humbi, Liverpool shkoi në fushën e Atletico dhe humbi, por unë mendoj se Liverpool, Juventus , Paris dhe Madrid janë më të fortët sot".