Kosova e mposhti Islandën
BKT
Sport

Kosova e mposhti Islandën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka fituar ndeshjen e parë të parakualifikimeve për Botërorin 2023. Dardanët kanë mposhtur të enjten në Prishtinë pas një loje mjaft interesante Islandën, me rezultat 80:78.

Kësisoj, Kosova ka bërë hap të rëndësishëm drejt kalimit të rrethit të parë të parakualifikimeve. Ndeshjen e radhës Dardanët do ta luajnë të dielën si mysafirë kundër Luksemburgut.