Presidenti Thaçi: Fitore e jashtëzakonshme e Kosovës
BKT
Sport

Presidenti Thaçi: Fitore e jashtëzakonshme e Kosovës

Fitorja e Kosovës kundër Islandës në basketboll ka nxitur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ta komentojë këtë sukses të Dardanëve në profilin e tij në Facebook.

"Ndeshje e mrekullueshme ndërmjet Kosovës dhe Islandës, në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës “FIBA2023”. Një fitore e jashtëzakonshme e Kosovës në rrugëtimin e gjatë drejt kualifikimit. HTH", ka shkruar presidenti. 
Kosova fitoi në ndeshjen e parë të parakualifikimeve që u zhvillua sonte në kryeqytet, me rezultat të ngushtë 80:78.