Buffon: Lazio më e frikshme, shpresoj që Sarri të qëndrojë
BKT
Sport

Buffon: Lazio më e frikshme, shpresoj që Sarri të qëndrojë

Maurisio Sarri është duke kaluar një moment të vështirë te Juvja edhe pse po fiton dhe është brenda çdo objektivi.

Hija e Guardiolës është gjithmonë mbi italianin, por Bufon anon nga ana e Sarrit.

“Shpresoj që Sarri të qëndrojë, sepse do të thotë që ne do të kemi fituar diçka. Për të ndryshuar “lëkurën” ishte e nevojshme të kalonim në një proces tjetër dhe kjo kërkon kohë. Më mirë të mbanim Allegrin? Është mirë të provosh diçka ndryshe për të marrë rezultate”, shprehet Buffon për “Le Iene”.

Scudetto? “Nëse Inter do të shkonte më tej në Europa League, unë me siguri do të thoja Lazio: duke luajtur vetëm të dielave, mund të ishte më e frikshme”.

I zhgënjyer nga Conte që shkoi tek Interi? “Antonio është një mik i shkëlqyer, ai ishte kapiteni im dhe ka të drejtën të bëjë çdo zgjedhje. Unë i dua të mirën atij”.

E ardhmja? “Unë nuk e di se sa kohë do të luaj, sigurisht deri në qershor, më pas le ta shohim”.