BKS-ja dhe i padituri arrijnë marrëveshje gjyqësore për rimbursim dëmi

BKS-ja dhe i padituri arrijnë marrëveshje gjyqësore për rimbursim dëmi

Në Gjykatën Themelore në Pejë, të premten, Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) dhe i padituri Rijad Zeqiri, kanë arritur marrëveshje gjyqësore për rimbursim dëmi.

Sipas kësaj marrëveshje, i padituri përmes tri kësteve është obliguar që paditëses në emër të rimbursimit t’ia kompensojë shumën prej 348 euro, si dhe taksën e padisë në shumë prej 20 euro, duke filluar nga një marsi i këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të gjykimit, përfaqësuesi i paditëses, Rifat Kelmendi dhe përfaqësuesja e të paditurit, avokatja Sabrije Abazi, deklaruan se janë të pajtimit që këtë procedurë civile ta kryejnë me marrëveshje gjyqësor.

Një propozim të tillë, me anë të aktvendimit, e ka aprovuar gjyqtari i çështjes, Armend Berisha.

Sipas padisë së ushtruar më 13 nëntor 2019, Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), ka kërkuar nga i padituri Rijad Zeqiri, t’ia kompensojë shumën prej 348 euro, për shkak të aksidentit në trafik, të shkaktuar më 15 prill 2018, në Pejë.

Në padi thuhet që pasi që me rastin e aksidentit, i padituri nuk ka pasur mbulesë të sigurimit, dëmin në vlerë prej 348 euro, BKS-ja ia ka kompensuar palës së dëmtuar dhe po të njëjtën shumë po e kërkon t’i rimbursohet nga i padituri. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi