Ibra nuk duron, zbulohet çfarë i ka bërë brazilianit Paqueta pas ndeshjes

Ibra nuk duron, zbulohet çfarë i ka bërë brazilianit Paqueta pas ndeshjes

Zlatan Ibrahimovic njihet për karakterin e tij të fortë dhe shumë prej tifozëve e donin suedezin pjesë të Milanit pikërisht për të vendosur rregull në dhomat e zhveshjes. 

Sulmuesi është nga ata që nuk duron shumë kur sheh që ata rreth e rrotull tij nuk impenjohen.

Në ndeshjen e fundit që Milani fitoi kundër Torino, ka pasur edhe një përplasje të Ibrahimovic me mesfushorin brazilian Lucas Paqueta. 

38-vjeçari i është hakërryer shokut të skuadrës, të cilin e ka ofenduar për paraqitjen e bërë. Lajmi raportohet nga Tuttosport, gazetë shumë pranë klubeve nga Torino.

Në konferencën e sotme për shtyp ka folur edhe trajneri Stefano Pioli, i cili ka hedhur poshtë gjithçka.

“Episodi që thuhet se ka ndodhur nuk është i vërtetë. Mund të ketë diskutime, siç janë normale në fushë. Por grupi është kompakt dhe si i tërë udhëton në një rrugë të vetme”.