Drita mund Vushtrrinë mes shumë polemikash

Drita mund Vushtrrinë mes shumë polemikash

Drita ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pas asaj në derbi kundër Gjilanit javën e kaluar.

Djelmoshat e Ardian Nuhiut sot kanë mposhtur  në udhëtim skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 2:3.

Izair Emini ishte lojtari i cili arriti të zhbllokoi rezultatin duke kaluar Dritën në epërsi qysh në minutën e 18, mirëpo nuk vonoi shumë dhe skuadra vendase barazoi gjithçka në 1:1 me golin e shënuar nga Drilon Fazliu.

Menjëherë pas 4 minutash, Drita rikthehu epërsinë kësaj radhe ishte Erjon Vucaj ai i cili realizoi pas një gjuajtje nga largësia, për rezultatin e pjesës së parë 1:2 në të mirë të skuadrës mysafire.

Gjatë pjesës së parë Fazliu shënoi edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë, gol i cili u anulua nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Kjo ngjalli shumë pakënaqësi tek tifozët vendas, si dhe tek skuadra e cila ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke e quajtur Nuzën si skandaloz.