Dumoshi në Gjilan, premton pishinë gjysmë olimpike e fusha tenisi

Dumoshi në Gjilan, premton pishinë gjysmë olimpike e fusha tenisi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri.

Dumoshi tha se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike dhe dy fushave të tenist.

“Kam e nderuar që jam në Gjilan, gjithashtu shprehi ngushëllime familjes Bllaca për tragjedinë. Është vizita ime e parë si ministre në këtë komunë. Në aprovimin e buxhetit për këtë vit e njoftova kryetarin që do të ketë investime në rregullimin e stadiumit të kategorisë së katërt ku mund të zhvillohen lojë miqësore”.

“E kemi në buxhet palestrën në Gjilan, do ta rregullojmë kulmin dhe nxehjen. Ne kemi paraparë që t’i ndërtojmë edhe dy fusha të tenisit.”

“Do t’i zhvillojmë të gjitha sportet në Kosovë dhe gjithashtu unë kam pas dje një takim me ta, dhe flamuri Kosovës do të valojë me shumë sportistë dhe në komunën e Gjilanit për vitin e ardhshëm do të fillojmë me pishinën gjysmë olimpike”.

Haziri falënderoi Dumoshin për vizitën dhe tha se është shumë me rëndësi që një ministre e kulturës po e viziton komunën e Gjilanit, raporton EO.

“Jam i nderuar që menjëherë pas marrjes së detyrës, ministrja është në vizitë në Gjilan. Po ashtu e njoftova kalendarin kulturor dhe biseduam për projektet dhe programet tona. E falënderoj për solidaritetin dhe shpresojmë ta mirëpresim në Gjilan për ndihmesat e mëdha”.

“Teatri dhe stadiumi janë disa nga programet ku do të bashkëpunojmë dhe ministrja ka me avancu këtë ministri”.

Më pas Haziri dhe Dumoshi vizituan teatrin e qytetit.