Krol: Atalanta si Ajaxi im, mund të arrijë në gjysmëfinale

Krol: Atalanta si Ajaxi im, mund të arrijë në gjysmëfinale

Atalanta nuk është më surprizë dhe loja spektakolare e djemvw të Gasperinit i ka bërë të gjithë për vete.

Skuadra italiane fitoi 4-1 sfidën e parë të raundit të 1/8 në Champions League kundër Valencias dhe është me një këmbë në çerekfinale.

Loja e bergamaskëve ka befasuar edhe Ruud Krol. Ish-mbrojtësi i majtë i Ajaxit dhe Holandës, krahason në prononcimin e dhënë për La Repubblica Atalantën me “Harkëtarët” dhe beson se ecuria në Champions do të vijojë.

“Atalanta duket si Ajaxi im. Ndoshta teknika nuk është e njëjta, por dashuria për lojën e bukur dhe dëshira për të sulmuar gjithmonë nga krahët, po. Nëse nuk përballen me ndonjë emër të madh, Atalanta mund të mbërrijë në gjysmëfinalet e Champions League.

Shoh shumë ngjashmëri me Ajaxin e vjetër te skuadra italiane. Askush nuk na njihte në Europë, kishim plot lojtarë të jashtëzakonshëm në përbërje dhe sekreti ynë ishte i thjeshtë: një për të gjithë dhe të gjithë për një“, komenton legjenda holandeze.