10:09 / 22.02.2020
Rivaldo: Guardiola mund të rikthehet te Barcelona
Deklaratat e ish-yllit brazilian Rivaldo nuk janë kurrë të parëndësishme tek Barcelona.
Ish-asi i Barcelonës dhe Interit, ka folur për situatën e komplikuar në të cilin po kalojnë ‘bluagranat’.
Rivaldo mendon se ishte gabim blerja e Braithwaite, i cili dje iu bashkua kampionëve në fuqi të Spanjës. Braziliani nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Pep Guardiolas në ‘Camp Nou’.
“Unë nuk jam dakord me blerjen e Braithwaite për disa arsye. Nuk është periudha e tregut dhe ky operacion dëmton Leganes, një klub që po lufton për mbijetesë”, tha Rivaldo.
A është e mundur rikthimi i Guardiolas? “Mund të jetë një mundësi e shkëlqyeshme, por gjithashtu varet nga rezultatet e Setien”.























