Rami lë Fenerbahcen, zgjedh Rusinë!
BKT
Sport

Rami lë Fenerbahcen, zgjedh Rusinë!

Vetëm pak muaj zgjati aventura e Adil Rami te Fenerbahçe.

Mbrojtësi francez luajti vetëm 7 takime me verdhezinjtë me të cilët më shumë qëndroi në stol ndaj dhe palët vendosën përfundimisht ndërprerjen e kontratës me consensus duke i hapur rrugë kalimit të 34-vjeçarit në një tjetër skuadër.

Nuk vonoi shumë për Rami që të gjente ekipin e ri, teksa njoftoi firmën me klubin rus, FC Sochi me të cilët firmosi deri në fund të sezonit aktual me të drejtë rinovimi për një vit nëse arrihet mbijetesa.