Real Madrid gjunjëzohet nga Levante
BKT
Sport

Real Madrid gjunjëzohet nga Levante

Levante ka bërë befasinë më të këndshme në këtë fundjavë.

Skuadra e Levante ka arritur ta mposhtë Real Madridin me rezultatin minimal 1:0, në një ndeshje ku mardilenët ishin favoritë në letër. Megjithatë, Levante arriti të merrte tri pikët falë golit të shënuar nga Luis Morales, në minutën e 79-të të ndeshjes.

Ky gol vulosi fatet e ndeshjes duke bërë që Levante të fitojë tri pikët dhe të ngritët në kuotën e 32 pikëve, derisa Real Madridi në anën tjetër mbetet me 53 pikë, duke bërë kështu që të zbres në pozitën e dytë, duke i dhënë kryesimin skuadrës së Barcelonës që tash numëron 55 pikë.