Fury është mbret i boksit, fitore e jashtëzakonshme ndaj Wilderit
BKT
Sport

Fury është mbret i boksit, fitore e jashtëzakonshme ndaj Wilderit

Tyson Fury bëri performancën e jetës së tij për t’i dhënë fund mbretërimit pesëvjeçar të Deontay Wilderit si kampion i botës në peshë të rëndë në WBC në shtatë raunde emocionuese të përballjes së tyre në Las Vegas.

Britaniku 31-vjeçar, goditi rivalin e tij në një mënyrë që pak kush mund ta imagjinonte pas barazimit të tyre në vitin 2018.

Furi e hodhi në tapet dy herë tashmë ish-kampionin, një herë në raundin e tretë dhe një në të pestin, ndërsa në raundin e shtatë përfundoi gjithçka pasi gjyqtari e ndërpreu ndeshjen.

Fury dha gjithçka që kishte premtuar, duke e mbizotëruar kundërshtarin dhe duke marrë fitoren.

Kjo ishte më shumë se një fitore për Furyn, ishte rikthim i fuqishëm duke kaluar ditët e depresionit, shtimin në peshë dhe dëshpërimi që i kushtuan atij jo pak në karrierë.