Fernandes: United do të dominojë Anglinë, dua të kthehem në Champions

Fernandes: United do të dominojë Anglinë, dua të kthehem në Champions

Bruno Fernandes bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Watford, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër, në fitoren 3-0 të “Djajve të Kuq”. Në Old Trafford, fantazisti portugez ishte protagonist absolut, duke u shpallur dhe futbollisti më i mirë i takimit.

Pas ndeshjes, Fernandes foli për mediet, duke thënë se do të ndihmojë United të dominojë Anglinë dhe të kthehet në Champions League: “Kjo është ajo që dua të bëj dhe ajo që duhet të bëj.

Të gjithë e dinë se dua të kthehem në Champions League. Jam këtu për të ndihmuar Manchester United të dominojë Anglinë dhe të vazhdojmë të fitojmë ndeshje”, tha Bruno Fernandes.