‘Blick’ me rrëfim interesant për futbollin e Kosovës
BKT
Sport

‘Blick’ me rrëfim interesant për futbollin e Kosovës

“Blick” nis rrëfimin e saj me një pyetje për lexuesit: A e dini se me numrin e futbollistëve në Super League dhe Challenge League, Kosova mund të përbënte thuajse një ekip të plotë.

22 lojtarë të Kosovës luajnë në Zvicër. Rrëfimi i tyre u plotësua edhe me përgjigje nga dy lojtarë tanë: Hekuran Kryeziu (FC Zurich) dhe Idriz Voca (Lucerne). Ka 23 lojtarë në një skuadër futbolli. Nëse shtoni të dy ligat profesionale: Super dhe Challenge – League së bashku – përveç Zvicrës – vetëm një komb ka lojtarë më shumë: Franca me 28 lojtarë (16 SL, 12 CL). Dhe pastaj Kosova tashmë vjen me 22 lojtarë (8 SL, 14 CL). Brazili në vendin e tretë me “vetëm” gjithsej 15 lojtarë.

Për 8 Mars Sola organizon lojën shpërblyese 'Burrat për Gratë' - Ju presin shumë shpërblime në sheshin 'Zahir Pajaziti'

“Ky sport ishte shumë i popullarizuar në ish-Jugosllavi. Dhe sot, në ndeshjet me kombëtaren, të gjithë janë plotësisht euforikë”, ka thënë fillimisht mesfushori 22-vjeçar Idriz Voca.

Kosova më pas mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2020 përmes play-offit, ku fillimisht ka punë me Maqedoninë e Veriut e pastaj me fituesin e sfidës Bjellorusi-Gjeorgji.

Historia e Ballkanit shpjegon pse kaq shumë kosovarë garojnë në ligat më të larta zvicerane.

“Kryesisht sepse shumë që ikën për shkak të luftës në atë kohë, jetojnë këtu”, ka thënë 26-vjeçari Kryeziu.