Dhoma e Poshtme e Kuvendit spanjoll e ratifikoi Protokollin për në NATO

Dhoma e Poshtme e Kuvendit spanjoll e ratifikoi Protokollin për në NATO

Dhoma e Poshtme e Kuvendit të Spanjës këtë mëngjes e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Për ratifikimin e protokollit në Facebook ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

“Dhoma e Poshte në Madrid këtë mëngjes e ka ratifikuar protokollin qasës për në NATO, me 279 vota ‘për’ dhe 1 ‘kundër’. Faleminderit shumë. Stacioni i fundit është senati.

Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, që ende nuk e ka ratifikuar Protokollin.

Procesi aty u anulua për shkak të zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne u ratifikua me veprim të anuluar, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

 


MË SHUME NGA Rajoni