Leipzigu frikë për Forsberg
BKT
Sport

Leipzigu frikë për Forsberg

Leipzigu, në alarm jo vetëm Timo Werner. Sulmuesi tjetër, Emil Forsberg, dëshiron të provojë veten e tij në një kampionat prestigjoz si Premier League, ku klube si Man. United, Tottenhami, Evertoni dhe Leicesteri e ndjekin prej kohësh.

28-vjeçari ua ka bërë të ditur dëshirën drejtuesve të klubit për t’u larguar në verë, ndërsa shuma që kërkon klubi është të paktën 20 milionë euro. Në këtë sezon, sulmuesi suedez ka luajtur deri tani në 24 ndeshje me 9 gola të shënuar, ndërkohë që ofertat për të nuk mungojnë as nga Spanja dhe Italia.