Reali mund ta bëjë rikthimin kundër Cityt, thotë Casemiro
BKT
Sport

Reali mund ta bëjë rikthimin kundër Cityt, thotë Casemiro

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro është i bindur se skuadra e tij mund ta përmbys rezultatin e disfatës së mbrëmshme kundër Manchester Cityt në ndeshjen kthyese që luhet në ‘Etihad Stadium’.

Casemiro mendon se nëse një skuadër mund ta bëjë përmbysjen, ajo sipas tij, është Real Madridi.

“Kualifikimi ende nuk është vendosur. Kemi luajtur 75 minuta spektakolare kundër një skuadre të shkëlqyeshme. Pastaj në 15 minuta ne nuk ishim në gjendje të bënim atë që donim Dhe këtu ata arritën të rikthehen duke anuluar avantazhin tonë”, tha ai.

“Puna e madhe na pret tani. Nëse ka një ekip të aftë për të bërë rikthimin, ajo është Real Madrid”, theksoi Casemiro.