19:30 / 27.02.2020
AC Milan-Donnaruma, këto janë zhvillimet e fundit
AC Milan dhe portieri Giannluigi Donnaruma kanë nisur negociatat për kontratën e re, raportojnë mediet italiane.
“Gardiani” italian prej kohësh kërkohet nga klubet e fuqishme evropiane përfshirë Real Madridin dhe PSG-n, por duket se Donnaruma do të mbetet në ‘San Siro’ edhe për disa sezona.
Siç raportohet, agjenti i portierit italian, tashmë është në negociatat me krerët e Milanit për rinovimin e kontratës së re.
Mësohet se negociatat po ecin mirë, dhe shumë shpejtë pritet të arrihet marrëveshja mes dy palëve.























