Rebiq ka një kusht të çuditshëm për të qëndruar te Milani
BKT
Sport

Rebiq ka një kusht të çuditshëm për të qëndruar te Milani

Ante Rebiq u transferua verën e kaluar te Milani dhe po konfirmohet si një ndër goditjet më të rëndësishme të drejtuesve kuqezi.

Kroati hasi vështirësi në fazën e parë të sezonit, njësoj si e gjithë skuadra, por pas janarit historia ka ndryshuar.

26-vjeçari ka fituar postin e titullarit dhe ka shënuar 7 gola pas ardhjes së Zlatan Ibrahimoviq.

Rebic është huazuar për dy vite nga Eintracht Frankfurt, por ka një kusht për të qëndruar në Milano.

Sportmediaset raporton se lojtari ofensiv e ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar karrierën te Milani, por me një pakt. Nënkampioni i botës me Kroacinë ka kërkuar që të konfirmohet edhe Zlatan Ibrahimoviq.

Suedezin e ka idhull dhe po zbavitet duke luajtur përkrah tij. E ardhmja e Ibrës është akoma e paqartë dhe gjithçka do të vendoset në fund të sezonit.

Tifozët shpresojnë që gjiganti 38-vjeçar të vijojë të mbajë veshur fanellën e Milanit edhe sezonin tjetër, të njëjtën dëshirë që ka edhe Ante Rebiq.