Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira mesatare, si dhe do të ketë reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar, e cila pritet të arrijë shpejtësinë deri 70 km/h.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 14 gradë celcius.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat ditore do të arrijnë deri 14 gradë celcius.