De Biasi si “baba” për Hysajn: E kam trajtuar si djalin tim
BKT
Sport

De Biasi si “baba” për Hysajn: E kam trajtuar si djalin tim

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi foli me superlative për kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj duke e konsideruar si “djalin e tij”.

Në një lidhje direkte me programin “Punto Nuovo Sport Show”, 63-vjeçari italian u shpreh se “nëse do të kishte në dispozicion 10 futbollistë si Hysaj, do t’i aktivizonte të gjithë në një ndeshje”.

Ai u ndal dhe te dy skuadrat Napoli dhe Torino, të cilët do të përballen ditën e nesërme. De Biasi u shpreh i bindur se Napoli do të vazhdojë të përmirësohet me kalimin e javëve dhe mund të renditet mes 6 skuadrave më të mira të sezonit.

“Elseid Hysaj – E kam trajtuar si djalin tim tek ekipi kombëtar i Shqipërisë. Pasi shkoi te Empoli arriti të debutonte me Norvegjinë. Po të kisha 10 futbollistë si ai, do t’i aktivizoja të 10-ë”.

Napoli-Torino – Nuk e di se nga vijnë problemet e Torinos. Besoj se pas sezonit të kaluar, Torino ka zhgënjyer veten dhe tifozët. Është një skuadër që ka humbur identitetin. Përballë Napolit do ta ketë shumë të vështirë. Napoli do të vazhdojë të ngjitet me Gattuson. Mendoj se ata duhet të synojnë të renditen mes 6 ekipeve më të mira të Italisë. Gattuso po përpiqet të transmetojë besimin e tij te skuadra. Nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, me imagjinatë të mirë dhe këtë mesfushë, mund të fitojnë të gjitha ndeshjet dhe të përballen me të gjithë”, përfundoi De Biasi.