Anulohen konferencat , s’do të ketë “luftë” deklaratash Sarri-Conte!
BKT
Sport

Anulohen konferencat , s’do të ketë “luftë” deklaratash Sarri-Conte!

Supersfida e javës së 26-të të Serie A Juventus-Inter jo vetëm që do të luhet pa tifozë por nuk do të ketë as deklarata trajnerësh përpara sfidës.

Për shkak të përhapjes së madhe dhe rrezikut që përcjell Koronavirusi në Itali dy klubet Juventusi dhe Interi kanë anuluar konferencat e trajnerëve të tyre Sarri dhe Conte dhe përpara këtij superdueli nuk do të ketë një përballje deklaratash mes dy teknikëve por gjithçka do t’i lihet fushës së lojës.

Nuk janë vetëm Conte dhe Sarri që nuk do dalin në konferenca për shtyp pasi shumë klube që bëjnë pjesë në zonat e prekura nga Koronavirusi dhe që ndeshjet e tyre do t’i luajnë pa tifozë kanë anuluar konferencat e trajnerëve.