Suarez zbulon çelësin për rinovimin me Barcelonën
BKT
Sport

Suarez zbulon çelësin për rinovimin me Barcelonën

Luis Suarez ka zbuluar çelësin që do të hapte rrugët për rinovimin e tij me Barcelonën.

Uruguaiani është jashtë fushave të blerta, si pasojë e një lëndimi në gju, dhe me shumë gjasë nuk do të kthehet deri në fundin e sezonit.

Së fundmi, ai ka folur për mundësinë e rinovimit të kontratës me Barcelonën, ku ka zbuluar edhe çelësin që shtynë këtë veprim.

“Jam i lumtur këtu, familja ime është mëse e lumtur. Jam në një klub ku dua të jem, dhe ndihem i përdorshëm” ka thënë Suarez, transmeton lajmi.net.

“Vendimi duhet të vjen nga klubi, sepse unë dua të vazhdoj. Vitin tjetër, nëse luaj 60% të ndeshjeve në të cilat jam i gatshëm, unë do të rinovoj automatikisht” ka thënë tutje uruguaiani.

Derisa Suarez qëndron jashtë fushave të blerta, Barcelona po interesohet për Lautaro Martinez, i cili shihet si zëvendësues afatgjat i Suarez.