Van Basten godet Ronaldon: Messi është një dhe i vetëm i këtij lloji
Legjenda holandeze e futbollit, Marco van Basten, ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk është më i mirë se Lionel Messi.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët që e kanë dominuar futbollin në vitet e fundit, me sulmuesin argjentinas që e ka fituar gjashtë herë ‘Topin e Artë’, kurse portugezi pesë herë.
Pavarësisht kësaj, te njohësit dhe tifozët e futbollit ende ka mendime të ndryshme se kush është futbollist më i mirë.
Lidhur me këtë së fundmi ka folur edhe legjenda holandeze, Marco van Basten, i cili tha se ata që mendojnë se Ronaldo është më i mirë, nuk dinë asgjë rreth futbollit, transmeton Metro.
“Cristiano është një lojtar i madh, por ata që thonë se ai është më i mirë se Messi nuk dinë asgjë për futbollin. Messi është një dhe i vetëm i këtij lloji. I pamundur të imitohet dhe e pamundur të përsëritet. Një lojtar si ai vjen çdo 50 ose 100 vjet” – ka deklaruar Van Basten.























