16:33 / 29.02.2020
Gjiganti spanjoll insiston për yllin e Rennes, gati 60 milionë euro
Klubi i famshëm spanjoll, Real Madrid duke se është i vendosur për ta blerë mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga, raporton “Don Balon”.
“Los Blancos” janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 60 milionë euro për yllin e Rennes.
17 vjeçari po bën një sezon të madh me skuadrën francez, i cili këtë edicion ka bërë 23 paraqitje në Ligue 1 dhe ka shënuar një gol.
Madrilenët synojnë që gjatë kësaj verë ta sjellin në “Bernabeu”, Eduardo Camavinga, i cili gjithashtu kërkohet edhe nga Barcelona.























