Atletico gjen zëvendësuesin e Diego Simeone
BKT
Sport

Atletico gjen zëvendësuesin e Diego Simeone

Atletico Madrid është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit Diego Simeone.

E përditshmja angleze, ‘Mirror’, ka zbuluar planet e skuadrës së Atletico Madrid, lidhur me stolin e skuadrës.

Trajneri Diego Simeone po lidhet me një kalim të mundshëm te Paris Saint Germain, dhe në rast se një lëvizje e tillë finalizohet, Atletico duket se ka gati planin.

Trajneri i Wolverhampton, Nuno Espirito Santo është në listën e ngushtë për ta zëvendësuar trajnerin argjentinas, transmeton lajmi.net.

Në rast se Simeone largohet drejt Ligue 1, atëherë synimi i parë i Atleti do të jetë trajneri portugez, i cili drejton skuadrën nga ‘Molineux’.

Mbetet të shihet nëse fillimisht PSG do t’ia arrijë të sigurojë shërbimet e trajnerit Simeone.