“Joshua do të jetë shumë i fortë për Fury”
Komentet për duelin e mundshëm mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury nuk kanë të ndalur.
Disa fjalë për një duel të mundshëm mes Joshua dhe Fury ka thënë edhe Tony Bellew, i cili sheh një favorit të pastër për këtë duel.
Bellew beson se Joshua do ta mposhte Furyn në duelin për unifikimin e titujve, dhe për këtë ka edhe argumentet e tij.
“Është duel i mrekullueshëm. Unë akoma besoj se stili bën të fitosh duelet. Unë mendoj se stili i AJ do të jetë ‘gabim’ për Tyson Fury” ka thënë Bellew, transmeton lajmi.net.
“Besoj këtë sepse Wilder ka goditje më të fortë se AJ, por Wilder nuk është teknikisht i mirë për të vënë Fury në pozitë të keqe, kjo është pse ai nuk mund të lansonte goditjen” ka shtuar ish boksieri britanik.
“Anthony Joshua është teknikisht i mirë, flasim për një medalist të artë olimpik, që ka shpejtësi, atlet brilant, ai funksionon në mënyrën e duhur” ishin disa nga fjalët e Bellew.
Dueli mes Joshua dhe Fury pritet me padurim nga adhuruesit e boksit, pasi aty do të vendosej kampioni i padiskutuar, i unifikuar.
Por, fillimisht do të zhvillohen duelet Joshua – Pulev dhe Fury – Wilder 3, para duelit të shumëpritur.























