Mayweather: E mësoj unë Wilderin si të mposhtë Furyn!
BKT
Sport

Mayweather: E mësoj unë Wilderin si të mposhtë Furyn!

Floyd Mayweather është i bindur se Deontay Wilder do të hakmerret ndaj Tyson Fury-t, nëse do ta lejojnë ta stërvitë shokun e tij amerikan për duelin që do të kompletojë trilogjinë.

Përfaqësuesit e Wilderit konfirmuan të dielën se ata kanë aktivizuar një klauzolë revanshi në kontratën e tij pas humbjes në Las Vegas, në raundin e shtatë, ndaj rivalit britanik për peshat e rënda

Mayweather, i cili ka një rekord të pabesueshëm me 50 fitore dhe zero humbje gjatë karrierës së tij të mrekullueshme të boksit, beson se mund ta ndijmojë Wilderin të fitojë zgjuarsinë për të mposhtur përfundimisht Fury-n.

“Nëse më lejojnë ta stërvit, mund ta mësoj Ëilderin se si të fitojë,” – tha Mayweather, kur u pyet nëse Wilder mund të mposhtë Fury-n.

Nëse Mayweather do të bashkohej me stafin e Wilderin për trilogjinë, ai pretendon se do të mësonte bashkatdhetarin e tij se si të mbrohej dhe ta godiste me saktësi rivalin britanik.

Fury e dominoi Wilderin gjatë duelit në Las Vegas, duke fituar me “knockout” në raundin e shtatë. Pas kësaj disfate të Wilderit, Mayeather u fut drejtpërdrejt në Instagram për të ngushëlluar “Bronze Bomber” (nofka e Wilder).

“Fiton, humb ose barazon… Deontay mbetet vëllai ynë, që ka arritur shumë triumfe, dhe ne të gjithë, si komunitet, duhet ta mbështesim. Pavarësisht të gjithave, ju jeni akoma një fitues në sytë e mi, Mret!”

Pasi wilder aktivizoi klauzolën e revanshit, promovuesi i Fury-it në SHBA, Bob Arum, deklaroi të dielën se lufta për trilogji është paraparë të zhvillohet më 18 korrik, në “MGM Grand Garden Arena”, në Las Vegas.

“Wilder dhe përfaqësuesit e tij zyrtarisht na njoftuan mbrëmë se ata kanë pranuar ndeshjen. Do të ndodhë gjatë verës, para Lojërave Olimpike, në mes të korrikut.”