Plani i Federatës angleze në rast se rrezikohet nga koronavirusi
Premierliga dhe Federata angleze janë duke planifikuar ndeshje pas dyerve të mbyllura nëse përhapet koronavirusi.
Ndërsa shefat e Uefa kaluan vetëm “dy minuta” duke diskutuar ndikimin e mundshëm të krizës në rritje në një takim në Amsterdam, futbolli anglez po e merr kërcënimin më seriozisht.
Opsionet e emergjencave tani po hartohen, me perspektivën e ndeshjeve në pjesën e mbetur të sezonit që do të luhen pa tifozë brenda terrenit, transmeton lajmi.net.
Përkrahësit e Liverpool kishin frikë se Reds nuk do të kurorëzoheshin kampionë nëse koronavirusi përhapej në fundin e sezonit.
Kryeministri Boris Johnson pranoi pas takimit të djeshëm të komitetit të emergjencës Cobra të qeverisë se virusi ka të ngjarë të përhapet gjerësisht.
Kjo rrit mundësinë që të shtyhen ndeshjet plotësisht ose të bien dakord që ato të luhen para kamerave dhe pa tifozë.
SunSport e kupton që FA do të pranojë të gjitha këshillat e qeverisë dhe nuk do të paraqesë argumente për të kundërshtuar pikëpamjet e ekspertëve të shëndetit.
Nëse shefat e shëndetit do të urdhëronin shtyrjet për një periudhë të shkurtër, ndeshjet prapë mund të planifikohen për të përfunduar sezonin në kohë.























