13:14 / 04.03.2020
Ibra mund të largohet nga Milan në fund të sezonit
Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Milan në fund të sezonit.
‘Calciomercato’ raporton se sulmuesi suedez mund të ndryshojë ambient pas përfundimit të këtij sezoni.
Agjenti i tij, Mino Raiola, do të përpiqet t’i sigurojë një lëvizje tjetër Ibras, shkaku i ndryshimeve të mëdha që po ndodhin te Milan.
Drejtori i Milanit, Zvonimir Boban tashmë është larguar nga klubi, me Paolo Maldinin dhe Federic Massara të vendosur të ndjekin rrugën e tij.
Ibrahimovic i është bashkuar Milanit në afatin kalimtar të janarit, dhe në shtatë paraqitje ka shënuar dy gola./Lajmi.net/























