Barcelona kërkon Lautaron, Interi e do Arthur-in
BKT
Sport

Barcelona kërkon Lautaron, Interi e do Arthur-in

Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të mirë te Interi këtë sezon, teksa po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit Conte.

Prej kohësh në gjurmët e futbollistit është vënë Barcelona, me drejtuesit katalanas që dëshirojnë ta vënë në krahë të Leo Messit.

Megjithatë është shumë e vështirë që zikaltëri të heqin dorë nga sulmuesi, por do të pranonin nëse Barça fut në marrëveshje edhe shërbimet e mesfushorit Arthur.

Braziliani pëlqehet shumë nga  drejtuesit e Interit, të cilët do të pranonin të hiqnin dorë nga Lautaro nëse në drejtim të tyre vjen Arthur, plus një shumë parash.