S’ndalet Roshi, shënon kundër Zenitit
BKT
Sport

S’ndalet Roshi, shënon kundër Zenitit

Odise Roshi po kalon një formë fantastike në Rusi.

Pas golit të shënuar javën e kaluar, sulmuesi i kombëtares sonë ka gjetur një tjetër gol në minutën e 59-të ndaj Zenitit në sfidën që po luhet aktualisht për Kupë.

Ai ekzekutoi në mënyrë perfekte penalltinë duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij, teksa më pas skuadra e njohur do të barazonte dhe do të shënonte edhe në shtesën e parë.