Pioli po e mendon lamtumirën nga Milani
BKT
Sport

Pioli po e mendon lamtumirën nga Milani

AC Milan mund të mbetet pa trajner në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Sipas mediave italiane, trajneri Stefan Pioli është duke e menduar lamtumirën nga skuadra “Rossonere”.

Rezultatet jo të mira dhe mundësitë minimale te milanistëve për të siguruar një vend në kupat evropiane, duket se kanë ndikuar që tekniku italian ta mendoj largimin nga “San Siro”.

“Stefan Pioli po mendon të jap dorëheqjen pas ndeshjes se Coppa Italia kundër Juventus”, shkruajnë mediat italiane.