Dy raste të dyshuara për koronavirus në një hotel në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Dy raste të dyshuara për koronavirus në një hotel në Shkup

Rezultuan negative në testin për virusin korona edhe dy të dyshuarit e fundit, shtetas të huaj të cilët në vend qëndronin nga 28 shkurti në Maqedoninë e Veriut.

Njëri është shtetas i Singaporit dhe tjetri nga Australia të cilët në një hotel në Shkup kishin ardhur nga Gjermania.

Shfaqja e simptomave kishte filluar para tre ditëve ndërsa autoritetet i kanë njoftuar përmes shërbimeve të hotelit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore konfirmoi që rezultatet janë negative./AlsatM/

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota