Solskjaer: Bruno Fernandes është fitues
BKT
Sport

Solskjaer: Bruno Fernandes është fitues

Ole Gunnar Solskjaer nuk ka kursyer lëvdatat për Fernandes.

Trajneri i Manchester United, Solskjaer, ka dhënë disa komente lidhur me Bruno Fernandes, lojtarin që iu bashkua skuadrës angleze gjatë merkatos së janarit.

Bruno ka pasur një impakt mjaft të madh në lojën e ‘djajve të kuq’. Solskjaer beson se është mentaliteti fitues i portugezit çka e bën të veçant atë.

“Më pëlqen ta shoh këtë te një lojtar. Ai nuk ndryshoi kur erdhi te një skuadër e re. Ai është i njëjti sikur ishte te Sporting” ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Ai është djalë me shumë vetëbesim, me kualitet dhe formë të mirë, dhe ky është personaliteti i tij. Ai erdhi si lider dhe po tregohet lider. Ai është fitues. 99% nuk është mjaftueshëm për të” ka thënë ndër të tjerash Ole.

Bruno ka fituar edhe zemrat e tifozëve të United, pikërisht falë paraqitjeve të tij spektakolare.