Western United “fluturon”, Besart Berisha makineri golash
BKT
Sport

Western United “fluturon”, Besart Berisha makineri golash

Besart Berisha nuk ndalet së shënuari në Australi dhe Western United triumfon sërish me dygolësh.

Skuadra e sulmuesit shqiptar mposhti Adelaide United me shifrat 1-5 në transfertë. Futbollisti 34-vjeçar ishte ai që hapi dhe mbylli takimin, me dy gola të shënuar i vetëm me portierin.

Sulmuesi, i cili më parë në Australi ka veshur fanellën e Melbourne Victory dhe Brisbane Roar, vijon të thellojë rekordin e tij, si shënuesi më i mirë në gjithë historinë e A-League. Me golat e sotëm ai e ka çuar shifrën e rrjetave të tundura në 131.

Berisha është në garë për “Këpucën e Artë”, pasi ka barazuar kryesuesin Le Fondre, i cili ka shënuar 15 gola deri më tani me Sydney FC, skuadër që renditet në vendin e parë në kampionatin australian.