Superliga vazhdon sot më derbin e “nxehtë” Drita-Prishtina
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot më derbin e “nxehtë” Drita-Prishtina

Elita e futbollit tonë, vazhdon sot me dy ndeshje të zjarrta në kuadër të javës së 22-të.

Kryendeshja e këtij vikendi luhet në Gjilan, ndërmjet rivalëve të vjetër, Dritës dhe Prishtinës.

Dueli mes gjilanasve dhe prishtinasve, parashikohet të jep një ndeshje të fortë, sepse pikët nga kjo sfidë janë tejet të rëndësishme për të dy ekipet që synojë titullin e kampionit.

Prishtina aktualisht zë vendin e tretë me 41 pikë, një më shumë së Drita e cila renditet e katërta.

Ndërkohë, interesant pritet të jetë edhe përballja mes Llapit dhe Gjilanit, ndeshje kjo që luhet në “Zahir Pajaziti”.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 14:00.