Suspendohet edhe Liga e Kampionëve?
BKT
Sport

Suspendohet edhe Liga e Kampionëve?

Koronavirusi ka kapluar gjithë Evropën.

Tashmë pas suspendimit të Ligës italiane të futbollit, Serie A raportohet se edhe Liga e Kampionëve mund të suspendohet pas raundit të tetës së finales.

Tashmë disa ndeshje të këtij raundit do të luhen me dyer të mbyllura, por sipas të gjitha raportimeve edhe Liga e Kampionëve mund të ketë të njëjtin fat.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të ndjekë të njëjtin shembull, derisa në Angli raportojnë se gara mund të ndërpritet pas 19 marsit.

Ndërkohë që sot pritet të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve, Leipzig -Tottenham dhe Valencia – Atalanta.