Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë, luhet pa shikues
BKT
Sport

Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë, luhet pa shikues

Ndeshja e shumë përfolur mes Kosovës dhe Maqedonisë  do të luhet pa tifozë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së sotme ka pranuar rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Krahas mbyllës së shkollave qeveria vendosi që të gjitha ndeshjet sportive të luhen pa prezencën e publikut dhe atë për 30 ditët e ardhshme. Sipas këtij vendimi ndeshja e shumëpritur Maqedoni-Kosovë e paraparë për më 26 mars definitivishtë do të zhvillohet pa prezencën e publikut.

“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.