Ilievski largohet nga Rahoveci, Bujar Loci merr drejtimin e skuadrës
KB Rahoveci ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Marjan Ilievski.
Këtë e ka konfirmuar vet klubi rahovecian, në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
"Synonim një rrugëtim më të gjatë së bashku, por udhët tona ndahen këtu. Jo pse ne kemi vendosur ta bëjmë një gjë të tillë, por se këtë e kërkoi vet Ilievski. Përkundër se i plotësuam kërkesat dhe kushtet që i kërkoi, fati s'ishte me të në këtë aventurë, andaj edhe vendosi ta mbyll këtu.
Secili që në njëfarë forme apo tjetrën kontribuon për klubin tonë, mbetet pjesë e nesh, kësisoj e falenderojmë për gjithë mundin e tij për të shënuar sukses.
Bujar Loci ndërkaq është vendosur si pasuesi më i mirë i tij. Loci për dy vite, me kapacitete edhe më të vogla në kualitet arriti që ta dërgonte skuadrën tonë dy herë në finale, me shpresën se e treta dhe e vërteta të bëhen realitet këtë edicion", thuhet në njoftimin e Rahovecit.























