“Ligji” Cristiano Ronaldo, video e shoferit portugez bëhet virale
BKT
Sport

“Ligji” Cristiano Ronaldo, video e shoferit portugez bëhet virale

Futbollistët kanë fatin e madh të gëzojnë popullin me performancat, golat dhe fitoret e tyre. Ata janë idhuj të shumë tifozëve dhe simbole të vendeve nga vijnë. Prej vitesh diskutohet se kush është lojtari më i mirë në botë: Cristiano Ronaldo apo Leo Messi?

Kjo dilemë do vazhdojë gjithmonë, edhe pasi dy yjet e futbollit botëror t’i japin fund karrierave të tyre. CR7 vazhdon të shkëlqejë dhe në Portugali krenohen me faktin që më i miri në botë është një patriot i tyre.

Diçka që duhet ta kenë të qartë të gjithë, sidomos turistët e shumtë që vizitojnë vendin luzitan. Një shofer autobusi ka ua ka përsëritur këtë “ligj” turistëve. Video e tij është bërë virale dhe është shumë e këndshme.

“Ju duhet ta respektoni këtë ligj, nëse doni të mbijetoni në Portugali. Më besoni! Nëse nuk jeni dakord me mua, jeni të lirë të dilni nga dyert. Ligji është i thjeshtë: Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë“, deklaron shoferi, i cili shkakton ilaritet mes turistëve.

 https://twitter.com/i/status/1236999260102692871