18:31 / 11.03.2020
Shtyhet edhe finalja e Copa Del Rey, shkak koronavirusi
Finalja e Copa Del Rey është shtyrë. Shkaku tashmë dihet, koronavirusi dhe masat paraprake parandaluese janë vënë në funksion prej disa ditësh.
Ndeshja e radhës që është shtyrë, është finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë, mes Athletic Bilbao dhe Real Sociedad.
Dy skuadrat do të përballeshin me njëra-tjetrën me datë 18 prill në stadiumin e Sevillas-s, por është shtyrë në një datë që do të përcaktohet në ditët në vijim.























