Atletico “rrëzon” Liveproolin
BKT
Sport

Atletico “rrëzon” Liveproolin

Atletico Madrid ka marrë “vizën” për në ndeshjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, pasi sonte mundi 2-3 Liverpoolit në ‘Anfield’ pas lojës në vazhdime, derisa madrilenët kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 1-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-2, kalojnë në rundin tjetër të garës elitare evropiane.

Dueli mes The Reds dhe skuadrës madrilenë, ka prodhuar një super-ndeshjes, sidomos në lojën shtesë, kur edhe u shënuan tri gola.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë se skuadrës së Jurgen Klop me golin e që e shënoi Wijnaldum (43’).

Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, edhe pse kishte raste të shumta, sidomos nga ana e skuadrës së Liverpoolit.

Dramë e vërtetë u zhvillua në lojën shtesë. Fillimisht Firminho (94’), dyfishoi epërsinë e skuadrës angleze, megjithatë, skuadra e Diego Simeones, nuk u dorëzua dhe tre minuta më vonë më anë të Llorente ngushtojë epërsinë në 2-1. I njëjti lojtar tre minuta më vonë shokoi “Anfieldi”, duke barazuar rezultatin në 2-2. Goditjen e fundit anglezëve të Liverpoolit ua dha Morata në minutën e 120-të.

Përfundimisht Atletico kalon në çerekfinale, ndërsa Liverpool këtu mbyll aventurën këtë sezon të garave në Ligën e Kampionëve.