FFK publikon zyrtarët e fundjavës
BKT
Sport

FFK publikon zyrtarët e fundjavës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e fundjavës në elitën e futbollit tonë.

Skuadrat elitare rikthen këtë vikend me ndeshjet e javës së 23-të, sfida këto që janë të rëndësishme për të skuadrat që ‘luftojnë’ në të dy frontet, titullin e kampionit dhe zonës së rrezikshme.

Lideri i tabelës, Ballkani para tifozëve të tyre sfidojnë Drenicën, ndeshje në të cilën nikoqirët kërkojnë tu kthehen fitoreve pas humbjes me Flamurtarin. Drejtësinë në këtë ndeshje e cila luhet të dielën pasdite, do ta ndajë Alban Shala.

Ndërkohë, ndjekësit e Ballkanit, Drita dhe Prishtina përballen me Flamurtarin përkatësisht Ferizajn. Në Gjilan takimin e gjykon Selim Iusfi, kurse, në kryeqytet Dardan Caka.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.