Përveç Unitedit, edhe City insiston për Kane
Sulmuesi anglez i Tottenhamit ka nisur të bëhet objektiv i klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe i kampionit aktual anglez
Harry Kane është njëri prej futbollistëve më të përfolur në javët e fundit.
Derisa po afron afati kalimtar i verës, kanë nisur të rriten spekulimet për një largim të mundshëm të sulmuesit anglez nga Tottenhami.
E klubi i fundit që ia ka vënë syrin përfaqësuesit anglez është Manchester City. Sipas mediumit “90min”, kampioni aktual anglez është i gatshëm t’i paguajë 170 milionë euro, aq sa i kërkojnë Spurs për të, transmeton Express.
Ndërkohë, interesim serioz për Kanen ka shfaqur edhe klubi tjetër nga qyteti i Manchesterit, United.
Gjithashtu, atë e do edhe Juventusi në Itali. Kane ka vendosur të largohet nga nënkampioni aktual evropian pasi po e kërkon një klub ku do të mund të fitonte trofe të rëndësishëm.























