23:15 / 12.03.2020
Martinez largohet nga Interi, dëshiron të luajë me Messin
Lautaro Martinez do të largohet nga Interi me shumë mundësi.
Oferat për sulmuesin argjentinas nuk mungojnë dhe Barcelona ndodhet në avantazh për shërbimet e tij.
22-vjeçari e ka shprehur disa herë që do i pëlqente të luante në një skuadër me Leo Messin, ndërsa Interi po mendon për pasuesin e tij.
Mediat italiane zbulojnë tre opsionet për sulmin zikaltër. Interi pëlqen Timo Werner (Leipzig), Anthony Martial (Manchester United) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal).
Klubi italian do të shpenzojë një pjesë të parave që do përfitojë nga shitje e Lautaros për njërin nga këta tre sulmues.























