09:07 / 13.03.2020
Koronavirusi, Maqedonia e Veriut nuk shtyn zgjedhjet, fushata në media
Maqedonia e Veriut ka vendosur të mos shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parashikuara për tu mbajtur me 12 prill, por fushata do të zhvillohet përmes mediave.
Vendimi u mor nga liderët politikë gjatë një takimi mbrëmjen e të enjtes të thirrur nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.
Krerët e partive politike u pajtuan se duhet zbatuar në përpikëri masat e qeverisë për parandalimin e virusit korona, ndërsa nënvizuan se nuk ka nevojë për panik.
Qeveria i rekomandoi Ministrisë së Brendshme të parandalojë lajmet e rreme në rrjetet sociale.























